Shtëpi ShowBiz A e keni parë Conchitën se si duket si burrë, e ka...

A e keni parë Conchitën se si duket si burrë, e ka ndërruar edhe emrin (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Conchita Wurst, ka realizuar një tranformim drastik në pamjen e saj.

Në vitin 2014, artisti(ja) u shfaq në skenën e festivalit evropian me një fustan dhe në rolin e “një femre me mjekër” e fitoi edicionin e atëhershëm të Eurosong.

Dhe në ditën finale të edicionit të sivjetmë të këtij kompeticioni muzikor, Conchita (emri i vërtetë i të cilit është Thomas Neuwirth), ka hequr dorë nga fustanet dhe ka zgjedhur të vishet me rroba lëkure dhe të tjera por vetëm si burrë.

Këngëtari(ja) i hitit “Rise Like A Phoenix” ka thënë më herët se është koha që “ta vrasë” personalitetin e tij të dytë, gjegjësisht Conchitan,

Dhe pikërisht kështu ka bërë. 28-vjeçari po përpiqet të krijojë një tjetër imazh për karrierën e tij në vijim. Ai tani dëshiron të harrojë Conchitën.

“Më duket sikur dua të krijoj një person të ri… Pa femrën me mjekër”, ka thënë Neuwirth për Die Welt