Shtëpi Lajme Agjenti: Biglia i bashkohet të premten Milanit

Agjenti: Biglia i bashkohet të premten Milanit

Shperndaje në Facebook.


Agjenti i Lucas Biglias ka konfirmuar se mesfushori i Lazios do të bashkohet me Milanin të premten.

Raportet u shfaqën të enjten në mbrëmje se Biglia do të bashkohej me Milanin, me një marrëveshje për 17 milionë euro plus bonuset.

Është edhe vet agjenti i mesfushorit argjentinas, Enzo Montepaone, i cili ka zbuluar se thashethemet janë të vërteta.

“Biglia është aq i lumtur me këtë lëvizje”, ka thënë fillimisht përfaqësuesi i Biglias për MilanNews.it.

“Do të mbërrijë nesër në Milano dhe ai mezi pret që të fillojë”, përfundoi Montepaone. /Telegrafi/