Shtëpi Kuriozitete Armela nxjerr bllof Damianon me deklaratën e saj të fundit

Armela nxjerr bllof Damianon me deklaratën e saj të fundit

Shperndaje në Facebook.

Spektakli i mbrëmjes së të shtunës i surprizoi të gjithë, jo vetëm për vendimin e “Big Brother” që të ndante çiftet që ishin brenda shtëpisë, por edhe për një deklaratë të Armelës, që me siguri i ka gjetur fansat e saj të papërgatitur.
E pyetur nga Arbana se çfarë po ndodhte mes saj dhe Damianos, Armela la të hapur mundësinë e rikthimit me të, pavarësisht të gjithave.
Menjëherë pas deklaratës së Armelës, Damiano publikoi një foto në Instagram, përkrah të të cilës shpjegonte se ndarja e tyre ishte vetëm një skenar I përgatitur qëllimisht për spektakël.
Por sot, ish-banorja e shtëpisë e nxorri bllof Damianon. E ftuar në “Fun Club”, Armela mohoi kategorikisht se ndarja e tyre ishte ndonjë skenar. Ajo u shpreh se është single dhe se ndarja me Damianon është definitive.
“Për të ardhmen nuk i dihet, mbase mund ta kem akoma pëlqimin për të, por tani për tani jo”, – u shpreh ajo.