Shtëpi Sport Çudit Ribery, i zgjidh gjyqtares lidhësen e këpucës gjatë ndeshjes, shikoni si...

Çudit Ribery, i zgjidh gjyqtares lidhësen e këpucës gjatë ndeshjes, shikoni si reagon ajo (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

Bayerni i Mynihut ka dhuruar spektakël ndaj Kemnitcerit në turin e parë të Kupës së Gjermanisë, duke fituar 5-0. Përveç golave, ndeshja solli edhe një moment shumë të veçantë.
Frenk Riberi ishte protagonisti i një gjesti mjaft komik. Francezi i Bajernit të Mynihut i cili shquhet për shaka, pati kohë që të “dëfrehej” me gjyqtaren Bibiana Steinhauz, e para gjyqtare femër e historisë së Bundesligës.
Riberi, ulet për të pozicionuar topin përpara një goditje dënimi, por në të njëjtën kohë, me dorën e majtë i tërheq lidhëset e njërës prej këpucëve gjyqtares Steinhauz.
Ajo e sheh të gjithë momentin dhe i lëshon një goditje prapa koke. Riberi shënon, por ka ende kohë, që kryesorja e sfidës t’i lëshojë pa u trembur një paralajmërim, ndonëse e kaloi me shumë “fair-play” dhe nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë.