Shtëpi Lajme Djali i Bin Ladenit kërcënon njerëzimin me një deklaratë tronditëse (Video)

Djali i Bin Ladenit kërcënon njerëzimin me një deklaratë tronditëse (Video)

Shperndaje në Facebook.

Djali i kreut të Al Kaedas, është i vendosur të hakmerret pas vdekjes së të atit. Hamzai, tashmë 28 vjeç shkroi një letër për të atin kur ishte 22 vjeç.

Një ish-agjent i FBI-së i cili e lexoi letrën deklaroi se ai po përgatit grupin e tij për hakmarrjen e të atit.

Hamzai është parë si lideri i ardhshëm i Al Kaedas kur ka qenë thjesht fëmijë. Në letrën e tij shkruhej:

“Amerikanë ne po vijmë dhe ju do e pësoni keq. Do hakmerremi për atë që i bëtë tim eti. Gjithçka lidhet me hakmarrjen”.

Ai nuk e pa të atin për shumë vite por burimet thonë se ai i përngjan aq shumë atij sa edhe artikulimin e fjalëve e kanë të njëjtë.