Shtëpi Lajme Dybala tregon pse nuk dëshiron të shkojë te Reali ose Barcelona

Dybala tregon pse nuk dëshiron të shkojë te Reali ose Barcelona

Shperndaje në Facebook.

Për Dybalan, Real Madridi e Barcelona nuk kanë asgjë më shumë se Juventusi dhe i sheh në të njëjtin nivel.
Paulo Dybala, që u transferua në Juventus në vitin 2015 nga Palermo, ditë më parë nënshkroi kontratë të re me “Zonjën e Vjetër”, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022, transmeton Gazeta Express.

Lojtari, i cili kërkohej me ngulm nga Barcelona e Real Madridi, thotë se e bëri këtë pasi e sheh klubin italian në të njëjtin nivel me gjigantët spanjoll.

“Rinovimi ishte zgjidhja ime. Juventusi nuk ka nevojë t’ia ketë lakmi Real Madridit, Barcelonës ose Bayern Munichut”, tha fillimisht Dybala.

“Fola me ta dhe u thash se dua të qëndroj. Jam shumë i lumtur në Juventus”, shtoi talenti argjentinas. /Express/