Shtëpi Sport E dashura e Ronaldos lind pas dy muajsh, por ajo që i...

E dashura e Ronaldos lind pas dy muajsh, por ajo që i ka ndodhur së fundmi e ka tronditur

Shperndaje në Facebook.

Georgina, e dashura e futbollistit të Realit, Criastiano Ronaldos po kalon një moment jo të mirë. Ajo është braktisur nga prindërit të cilët kanë shkëputur çdo mardhënie me vajzën e tyre, shkruan Telesporti.

23-vjeçarja do të lindë një vajzë të vogël në tetor, për t’ia shtuar atë familjes së saj e të Ronaldos me rritje të shpejtë, por sipas asaj që shkruan ‘Marca” nëna dhe babai i Georginës janë treguar shumë të ftohtë në kohën kur ajo ka më shumë nevojë për mbështetje.

Modelja gjysmë spanjolle dhe gjysmë argjentinase, e cila është nga Jaca, në Spanjën verilindore, po jeton aktualisht në vendin e saj të lindjes me yllin e Real Madridit, ku do të mirëpresin fëmijën e katërt të CR7.

Ky do të jetë fëmija i parë i 32-vjeçarit Ronaldo, që nuk do ta lindë nga një nënë surrogate. Ai mirëpriti binjakët Eva Maria dhe Mateo në qershor, që kanë një vëlla të madh, 7-vjeçar, Cristiano Jr.

Pavarësisht nga problemet e Rodriguez me familjen e saj, ajo duket se ka një marrëdhënie të ngushtë me Ronaldon.

Ajo ishte fotografuar jo shumë kohë pas lindjes së binjakëzave me nënën e Ronaldo Dolores Aveiro, me të cilën mediat spanjolle thonë se ka një marrëdhënie, po ashtu, të mirë, duke shoqëruar asin portugez në Ibiza me pushime.