Shtëpi Video Historia ime e pamundur

Historia ime e pamundur

Shperndaje në Facebook.

Vendosa të tregoi historinë time sepse për të parën herë në 35 vjet gjendem në një situatë skandaloze dhe nuk arrij të gjej një zgjidhje për të qenë mirë me veten. Gjithçka filloi disa muaj më parë. E dashura ime jeton në Prishtinë dhe një ditë rastësisht më prezantoi me një shoqen e vet që është në moshën time. Nga ana ime ishte takimi më i bukur i jetës sime, të cilin kurrë nuk mendoja se do të më vinte. Ishim në një lokal dhe kërceva me këtë shoqe të re. Papritur vetëm me një prekje të dorës së saj zemra filloi të më rrihte fortë. Pas disa javësh kthehem në Pejë dhe nuk bëja gjë tjetër veçse mendoja për të. Kështu mendova që të krijoja një profil fals në facebook dhe t’i dërgoja një kërkesë për miqësi. Pas disa ditësh ajo pranon miqësinë time dhe fillojmë ti shkruajmë njeri tjetrit. Unë gjeta mënyrën që ajo ta kuptonte menjëherë se kush isha unë. Një ditë i thashë se i pëlqeja shumë. Ajo nga ana e saj në fillim stepi pak për shkak të të dashurisë sime, por duke vazhduar së foluri kuptuam që kishim shumë gjëra të përbashkëta, duke filluar që nga zhgënjimet e dashurisë e deri tek shumë gjëra të tjera.

Kishim arritur në pikën që, në mbrëmje kur ajo dilte edhe me të dashurën time bënte foto dhe m’i dërgonte për të më treguar hijeshinë dhe elegancën e saj. Në fakt është një nga fermat më elegante dhe të bukura që kam njohur. Ajo ka qenë e martuar dhe pas dy vjetësh u nda, nuk ka fëmijë dhe vuan shumë nga vetmia. Çdo mbrëmje kishim dëshirë që të flisnim nëpërmjet skype, të tymosnim cigaren e fundit të ditës dhe t’i uronim njeri-tjetrit natën e mirë. E ndërtuam pemën e Vitit të Ri bashkë edhe pse në mënyrë virtuale sepse komunikonin nëpërmjet skype. Për Vitin e Ri më shkroi një mesazh ku më shprehte se duke e njohur veten e saj, se si është e ndërtuar nga ana e karakterit kishte frikë se do të vuante dhe do të vuaja edhe unë gjithashtu. Në të njëjtën kohë nuk mund të rrinte pa folur me mua, pa më parë në sy dhe ndjente një nevojë të madhe për të më përqafuar. Kështu i bëra një propozim dhe i thashë se nëse më ftonte një natë do të shkoja tek ajo dhe do të qëndronim bashkë gjatë gjithë ditës, ajo pranoi dhe kështu shkova tek ajo një ditë para se të shkoja tek e dashura ime. U takuam hëngrëm mëngjes bashkë pastaj edhe drekë. Shkuam në shtëpinë e saj, u ulëm në divan dhe filluam të putheshim me shumë delikatesë. Në pasdite vonë u gjendëm nudo në divan dhe bëmë dashuri. Ishte gjë shumë e bukur.

Me këtë grua kisha një bashkëpunim të paparë. Fjalët e saj pasi bëmë dashuri ishin: “Që kur jam ndarë me burrin nuk kam bërë dashuri me ndonjë mashkull si me ty. Kam pasur vetëm dy lidhje seksi në të cilat vetëm meshkujt kënaqeshin që ishin në lidhje, por me ty ishte ndryshe”. Dolëm dhe shkuam për darkë në një restorant kinez pasi të dyve na pëlqejnë ushqimet e tyre. Pimë një shishe verë dhe më pas bëmë sërish dashuri, natyrisht ishte akoma dhe më bukur. Në darkë vendosa t’i bëja një surprizë. I mbusha krevatin me petale trëndafili dhe në një jastëk që kisha blerë posaçërisht i lashë një këpucë. Kjo sepse para pak kohësh më kishte thënë se i kishte humbur këpuca hirushes dhe deri në atë moment askush nuk ia kishte sjellë. Le të themi se për këtë mendova unë. E kot të them se cili ishte reagimi i saj kur pa këtë skenë. Vazhdojmë të rrimë më njeri-tjetrin. Ajo shkon në banjë dhe kur del fillon të sillet ndryshe, mendova se kisha gabuar unë në diçka, por jo.

Ajo thotë se isha kaq i zoti që në çdo gjë t’i kujtoja ish burrin e saj. Më thotë se po ndiqet nga fantazma e tij dhe pikërisht në atë moment festash e shkuara e saj u kthye me më shumë prepotencë se kurrë. Pra fjetëm bashkë, fjetëm i thënçin. Nuk bëmë dashuri, por biseduam gjatë për jetën e saj, për pritshmërinë e ardhshme, pastaj hëngrëm mëngjesin, sepse vumë re se ishte gdhirë. Dukej sikur situata ishte zgjidhur dhe unë doja dhe dua t’i rri afër për të ndërmarrë bashkë një rrugë. Dua të kujdesem për të dhe madje i kam demonstruar se jam në gjendje ta bëj në mënyrën e duhur. Gjithçka ishte në rregull deri në momentin që dolëm dhe më shoqëri tek stacioni. Duhet të shkoja tek e dashura ime me të cilën duhej të flisja për të qartësuar historinë tonë. Zbrita nga makina e saj, u përqafuam sërish dhe falënderuam njeri-tjetrin për ditën e këndshme që kaluam së bashku. Pastaj papritur, sapo iku më shkroi një sms që të mos e kërkoja më dhe të mos i telefonoja më.

“Faleminderit për gjithçka, ishe i mrekullueshëm por shkëndija e pasionit nuk u ndez”. Mund të them se ky ishte justifikimi më banal, sepse bashkëpunimi mes nesh ishte i madh dhe unë mendoj se kur ka bashkëpunim do të thotë që shkëndija është ndezur. Në ditën e Vitit të Ri kam qenë me të, të dashurën time dhe miq të tjerë. Në më shumë se një rast u puthëm, por në ditët pasardhëse nuk pati asgjë. Më 6 janar kthehem në Pejë, i telefonoj dhe e pyes nëse do të vinte të takoheshim dhe të qartësonim situatën, por ajo më përgjigjet se nuk ishte e mundur, por që do të dëgjoheshim shumë shpejt në telefon.

Kalon një javë dhe më kërkon që t’i telefonoja dhe unë e bëj. Fjalët e saj ishin këto: “Gjithçka që bëra dhe thashë nuk ishin fryt i fantazisë, sepse nuk kam kohë dhe as dëshirë të tallem me asnjë. Pas kësaj më tha se nuk ishte gati për një lidhje serioze. E gjithë kjo po më shkatërron, kaloi nga shumë në asgjë. Ju kërkoj ju njerëz që keni kaq shumë eksperiencë me aventura të tilla që të më ndihmoni të kuptoj dhe të marr një vendim. Së fundi më lejoni t’ju kërkoj falje për rreshtat e shumtë, por ishte e nevojshme që të gjithë të më kuptoni.