Shtëpi Video INFORMIM: Më 26 shkurt do të ndodh një ngjarje qiellore

INFORMIM: Më 26 shkurt do të ndodh një ngjarje qiellore

Shperndaje në Facebook.

Shkurti do të shënojë kalimin e hënës para diellit duke shkaktuar kështu një eklips të pabesueshëm diellor.
Megjithatë, ky fenomen natyror do të mund të shihet vetëm në disa vende – kështu që, çfarë duhet të dimë se a mund ta shohim edhe ne atë?

Eklipsi diellor do të ndodh këtë muaj dhe do të jetë i dukshëm në disa vende përreth botës, transmeton Gazeta Express.

Hëna do të kalojë para diellit më 26 shkurt, duke e lënë një hallkë të vogël drite përreth tij.

Fenomeni natyror do të fillojë në Kili dhe do të shihet në disa pjesë të Amerikës Jugore në mëngjes. Më pas ai do të jetë i dukshëm edhe në Jug të Oqeanit Atlantik dhe në Afrikë Jug-Perëndimore.

Kështu që jo, eklipsi do të shihet vetëm në Afrikë Jugore dhe Perëndimore, Amerikë Jugore, Paqësor, Atlantik, Oqeanin Indian dhe Antarktidë.