Shtëpi Sport Iniesta trondit Barcelonën para ndeshjes me Realin

Iniesta trondit Barcelonën para ndeshjes me Realin

Shperndaje në Facebook.

Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Andres Iniestan për ndeshjen e kthimit me Real Madridin.

Trajneri Ernesto Valverde ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjes së dytë finale të Superkupës së Spanjës.

Është mesfushori Andres Iniesta që sot nuk është stërvitur me skuadrën, shkaku i një lëndimi.

Ky lëndim sipas medieve në Spanjë, do ta lë jashtë fushave Iniestan për ndeshjen e nesërme ndaj Realit.

Ndeshja mes Realit dhe Barcelonës luhet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 23:00./Lajmi.net/