Shtëpi Kuriozitete Ja disa truke se si të eliminoni strijat brenda 2 javësh

Ja disa truke se si të eliminoni strijat brenda 2 javësh

Shperndaje në Facebook.

Strijat janë një problem estetik i lëkurës që na bën të ndihemi të parehatshëm. Ato shkaktohen nga humbja e menjëhershme e peshës, në shtatëzani, në rritjen e shpejtë në pubertet duke lënë një pamje jo të bukur në lëkurën tonë.

Ja disa mënyra natyrale për ta përmirësuar disi lëkurën tuaj me strija

Vaji i ullirit

Masazhoni lëkurën tuaj me vaj ulliri ekstra të virgjër rreth 30 minuta para se të shkoni në dush. Ai e ushqen lëkurën sepse është i yndyrshëm dhe i pasur me një sërë lëndë ushqyese dhe antioksidantë.

Gjalpë kakao
Përzieni gjysmë filxhani gjalpë kakao, 1 lugë vaj gjelle, 1 lugë vaj nga kokrra e kajsisë, 1 lugë vitaminë E dhe 2 lugë dyll blete. Ngroheni derisa të shkrihet dylli i bletës.

Vendosni përzierjen në një kavanoz të vogël në frigorifer. Masazhoni të paktën 20 minuta pas larjes.

Për eliminimin e strijave, hani ushqime të pasura me vitamina A, E, C sepse ato ndihmojnë në formimin e kolagjenit. Mos harroni të pini shumë ujë, minimumi 2 litra në ditë.