Shtëpi ShowBiz Kallashi i thotë lamtumirë vendit të saj të punës (FOTO)

Kallashi i thotë lamtumirë vendit të saj të punës (FOTO)

Shperndaje në Facebook.

Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi, bëri bujë të madhe nëpër rrjetet sociale me përmasat e saj trupore.
Zeshkania e egër apo siç e quajtën ‘mbretëresha e plumbave’, u bë njëra ndër femrat më të paguara si valltare e kafeneve ku kishte muzike live.

Ajo u bë pjesë e tyre që kur i kishte 17 vjeç. Nga ai moment ajo ishte e pranishme çdo natë nëpër clube të ndryshme.

Shumë meshkuj ishin të etur pas linjave të saj, e që nuk hezituan të udhëtojnë me kilometra vetëm që t’ia shohin të pasmet.

Por siç duket kësaj ‘periudhe’ po i vie fundi.

Donjeta ekskluzivisht për Gazetën Express, ka treguar se më nuk do të jetë pjesë e ‘Kobra City’.

‘Më nuk do të jem pjesë e clubit ‘Kobra City’, por as e clubeve të tjera. Kontrata ime mbaroi dhe nuk po du ma me vazhdu. D.m.th. kjo ka qenë sezona e fundit’, ka thënë Kallashi për Express.

Zeshkania bombastike nuk ka hezituar të tregojë se si është ndarë me shefat e saj.

‘Jemi nda shumë mirë, nuk kemi pas probleme aspak. Akoma kam kontakte të mira’ ka shtuar ndër të tjera Kallashi.

Ajo tha se tani e tutje do t’i përkushtohet vetëm muzikës, por ndodh që në një të ardhme të afërt të shkoj edhe në Amerikë.

Se a do të mundet dikush ta zëvendësojë, mbetet të shihet. /GazetaExpress/.