Shtëpi Sport Katastrofë për Realin: Ronaldo mund të dënohet me 12 ndeshje (Foto)

Katastrofë për Realin: Ronaldo mund të dënohet me 12 ndeshje (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Cristiano Roanldo shënoi gol dhe u përjashtua në El Clasicon e mbrëmshme ndaj Barcelonës
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i rrezikuar që të dënohet me 12 ndeshje, pas shtyrjes që i bëri gjyqtarit në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Portugezi mbrëmë u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, për t’u përjashtuar më pas me karton të kuq.

Fillimisht portugezi u ndëshkua me të verdhë pasi hoqi fanellën pas golit të bukur të shënuar ndaj Barcelonës, ndërsa më pas për shkak të simulimit në zonë, çka nuk i pëlqej portugezit.

Ai pasi mori karton të kuq, e shtyu lehtas gjyqtarin në krah, duke u larguar më pas nga fusha.

Por, ky veprim mund t’i kushtoi atij me 12 ndeshje mos lojë, sepse rastet e tilla dënohen ashpër në Spanjë, pasi këtë veprim e kishte paraqitur në raport edhe gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea.

Sipas Artikullit 96 të rregullores së Federatës spanjolle, dhuna ndaj gjyqtarit dënohet nga 4 deri në 12 ndeshje.

Ronaldo kështu ka humbur ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, e cila do të zhvillohet me 16 gusht në Santiago Bernabeu. /Express/