Shtëpi Sport Kozniku takon babain e Januzajt (Foto)

Kozniku takon babain e Januzajt (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Babai i Adnan Januzajt, Abedini, i cili prej vitesh injoron çdo kontakt me zyrtarë të Përfaqësueses së Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, takohet me Ardian Koznikun.

Për herë të parë ndodh që ai të takohet me një person të sportit nga Kosova, dhe aq më tepër t’i dhurojë fanellën e djalit të tij, Adnanit, që tani luan me Real Sociedadin në Spanjë.
Është Kozniku, ish-sulmuesi i dikurshëm i Vëllaznimit, Prishtinës, Kroacisë dhe klubeve të shumta në Kroaci, Francë e Austri, i cili ka publikuar foton e takimit.

“Me mikun tim Abedin Januzaj…të cilin e falënderoj nga zemra që ma dhuroi fanellën e Adnanit…”, ka shkruar Kozniku në Facebook.

Abedin Januzaj dhe djali i tij prej vitesh injorojnë të flasin për Kosovën, sikurse ftesat e miliona shqiptarëve që ata të luajnë për Kosovën, pas refuzimit që i bëri Shqipërisë.