Shtëpi Video Ky është “bakshishi” marramendës që sheiku i la personelit të hotelit në...

Ky është “bakshishi” marramendës që sheiku i la personelit të hotelit në Mal të Zi!

Shperndaje në Facebook.

sheiku-620x320_1470396342-2987390-530x291

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, gjatë vizitës dhe qëndrimit të tij në Mal të Zi, personelit të një hoteli në Tivat ku ishte sistemuar, ua ka “luajtur trurin” duke iu lënë bakshish 36.000 euro!
Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, gjatë qëndrimit të tij para do kohe në Mal të Zi, ka mahnitur personelin e një hoteli në të cilin ka qënë i sistemuar dy ditë dhe në shenjë mirënjohje dhe faleminderimi, iu ka lënë jo më pak se 36.000 euro. Mund të supozohet se cili ka qënë reagimi i personelit të këtij hoteli!

Në të vërtetë, gjatë qëndrimit dy ditor në qytetin bregdetar të Malit të Zi, në Tivat afër Kotorit, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka porositur 20 shishe shampanjë nga më të shtrenjtat. Ai gjatë qëndrimit në Tivat, është takuar edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me të cilin kanë zhvilluar bisedime bilaterale. Gjukanoviqi i ka thënë sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, se Mali i Zi është i interesuar për tërheqjen e sa më shumë investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sidomos sipërmarrësve dhe investitorëve tjerë nga sektori privat.