Shtëpi Lajme Kylie Jenner: Dukem si një prostitutë 19 vjeçare! (Foto)

Kylie Jenner: Dukem si një prostitutë 19 vjeçare! (Foto)

Shperndaje në Facebook.

kylie-jenner_1476200110-532190

Nuk është se në paraqitje duket si vajza më e mbarë në tokë, po edhe kjo nuk pritej.

Natyrisht që rrjetet e saj sociale të ndjekura nga miliona njerëz e kthejnë Kylie Jenner në një shënjestër të pashmangshme për abuzimin online, por edhe ajo ama nuk kursehet. Madje jo vetëm kaq, por duket se bukuroshja 19 vjeçare është mësuar, pasi jo vetëm i përballon komentet e pakëndshme, por edhe i kthen pa iu dridhur ekrani i iPhone-t të saj.

Postimi i saj i radhës ishte, ashtu siç kushdo do e priste, një foto shumë provokuese me tanga dhe e përkulur, si për të theksuar pjesën e saj më të mirë. Në lumin e komenteve, dikush i shkruante se “dukesh si një prostitutë 14-vjeçare”. Aspak problem për Kylie e cila nuk e injoroi siç fare mirë mund të bënte me miliona komentet, por ktheu përgjigjen e saj po aq pikante. “Nuk e di, unë ndjej se dukem si një prostitutë 19-vjeçare”, ishin fjalët e sakta të saj. Nuk e dimë nëse i shijon apo nëse e mendon vërtet këtë, por që nuk i bëhet vonë…për këtë s’ka pikë dyshimi.

kylie-jenner1_1476200103-8362229