Shtëpi Lajme Lladrovci viziton votuesen që doli nga spitali për të votuar (Foto)

Lladrovci viziton votuesen që doli nga spitali për të votuar (Foto)

Shperndaje në Facebook.

15621948_10210044003730666_7806726512420464980_n-650x358

Kryetari i ri i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar votuesën që dje doli nga spitali për të votuar në zgjedhje.
 Sipas tij, vullneti dhe respekti i saj janë dëshmi se qytetari e di për kë voton dhe çka pret prej tij, shkruan lajmi.net

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në Facebook:

“Dalja në zgjedhje e qytetares Shahe Franca, dje, për të shprehur vullnetin dhe respektin ndaj kandidaturës time, edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore, është dëshmi se qytetari e di për kë voton dhe çka pret prej tij.

Sot, unë, me bashkëshorten, i shpreha Nënës Shahe falënderimin tim të thellë ndaj vullnetit të saj, sepse veprimi i saj, më dha shtytje dhe shtoi vendosmërinë time për të realizuar sa më parë premtimet e mia elektorale, në dobi të qytetarit dhe nevojave të tij. Faleminderit!”, shkruan ai. /Lajmi.net/

15590320_10210044004730691_19252426563422574_n15590072_10210044004370682_9022889313712926430_n15621948_10210044003730666_7806726512420464980_n