Shtëpi Lajme Milaim Zeka: Albin Kurti ishte në shtëpinë e Isa Mustafës

Milaim Zeka: Albin Kurti ishte në shtëpinë e Isa Mustafës

Shperndaje në Facebook.

Kandidati për deputet i koalicionin PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka e ka zbuluar një fakt shumë interesant sonte në debat parazgjedhor.

Ai ka thënë se kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka qendruar para 5-6 dite në shtëpinë e Isa Mustafës, kryetari të LDK-së.

”Isa Mustafa ishte para 5 ditësh tek Vetëvendosje. Pacolli ishte në bisedime të vazhdueshme me Vetëvendosjen për koalicion.

Janë takuar Isa Mustafa e Albin Kurti, këta të Vetëvendosjes nuk e dijnë se nuk iu kanë tregu të shkretëve’’ është shprehur Zeka.

Megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga zyrtarë të VV-së e LDK-së, pasi të pranishmit nga këto dy subjekte partiake kanë demantuar një gjë të tillë duke thënë se takimet në mes Mustafës e Kurtit kanë përfunduar qysh para publikimit të listave të deputetëve.

Se çka ndodhur tutje, Klan Kosova do sjellë detajet në vazhdim.