Shtëpi Lajme Moratti: VAR ndoshta do të na kryente punë në penalltinë e Ronaldos

Moratti: VAR ndoshta do të na kryente punë në penalltinë e Ronaldos

Shperndaje në Facebook.

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, është kthyer të flasë për rastin e famshëm mes Ronaldos dhe Iulianos.

Moratti nuk ka ende një mendim të qartë për sistemin VAR.

Ai e kujton ndeshjen mes Juventusit dhe Interit, ku sipas tij nuk iu dha një penallti skuadrës që ai e financonte në atë kohë.

“Nuk kam akoma një gjykim përfundimtar mbi VAR, sepse dua të kuptoj se si përdoret dhe kur”.

“Ia ka hequr emocionet ndeshjes. Nëse do të kishte ekzistuar në 1998-ën për penalltinë që nuk iu dha Ronaldo-s? Ndoshta do të na kishte bërë punë…”.

Ai foli edhe për Interin aktual, duke i dhënë nota të mira Spallettit.

“Është akoma shpejt, janë luajtur vetëm dy ndeshje, por baza e Interit është e mirë”.

“Trajneri, klubi dhe lojtarët po ecin në të njëjtin drejtim. Më pas në futboll ka rëndësi edhe fati”.

“Nuk jam i befasuar nga Spalletti, Inter është një ambient i vështirë dhe nuk është e lehtë të marrësh gjithmonë rezultate pozitive, por ai ka shumë cilësi pozitive dhe një dëshirë të madhe për të fituar”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/