Në Itali të sigurt, ky trajner nesër zyrtarizohet te Shqipëria (FOTO)

Në Itali të sigurt, ky trajner nesër zyrtarizohet te Shqipëria (FOTO)

Shperndaje në Facebook.

Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, në Itali janë të sigurt se Christian Panucci do të jetë pasardhës i Gianni de Biasit te Shqipëria.

Mediet kryesore në Itali, sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar për marrëveshjen e arritur mes FSHF-së dhe ish lojtarit të Romës, Interit e Real Madridit.

Lexo edhe  Vogëlushi që po i mahnit të gjithë, është vetëm dy muajsh por ai flet (Video)

Panucci pritet që gjatë ditës së nesërme të nënshkruaj me Shqipërinë, duke i mposhtur në garë për këtë post Filippo Inzaghin, Giancarlo Camolese dhe Clarence Seedorfin.

44 vjeçari nuk ka përvojë edhe aq të madhe në zejen e trajnerit, përvoja më e madhe mbetet drejtimi i Livornos.