Shtëpi Lajme Noizy “qëllohet me plumb pas koke”, komenti i Erik Fullanit po bën...

Noizy “qëllohet me plumb pas koke”, komenti i Erik Fullanit po bën xhiron e rrjetit

Shperndaje në Facebook.

Reperi mjaft i pëlqyer për publikun shqiptar dhe jo vetëm, rreth një orë më parë ka postuar në profilin e tij zyrtar në Insatgram dy klipe të shkurtra ku dukej i plagosur pas koke.

Atij i rridhte gjak nga koka ndërkohë që ishte i shtrirë mbi timonin e një makine.

Kanë qenë këto pamjet që kanë tmerruar për disa sekonda fansat e tij të cilët janë qetësuar vetëm kur i kanë shkuar videove deri në fund.

Klipet kanë qenë pjesë të shkëputura nga filmi “Blind” në të cilin reperi do të marrë pjesë dhe për këtë arsye gjendet në Gjermani me disa nga djemtë e grupit dhe mikun e tij Blerim Destanin.

Në komentet poshtë videove fansat shpreheshin të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, pasi nuk u besonin pamjeve, ndërkohë komentet që kanë rënë në sy kanë qenë ata të djemve OTR, Erik Fullanit dhe Varrosit.

Me ate kokë qe ke ti te ha m*tin plumbi,- i komenton Erik Fullani ndërsa Varrosi ka qeshur me të madhe.

Këngëtari Altin Sulku ka komentuar gjithashtu nën video me disa emoji duke qeshur dhe një zemër.