Shtëpi Lajme Nuk e braktisi asnjë moment nënën e tij, vogëlushi 4-vjeçar ndërron jetë...

Nuk e braktisi asnjë moment nënën e tij, vogëlushi 4-vjeçar ndërron jetë nga kanceri

Shperndaje në Facebook.

Kanë kaluar 2 muaj që kur Ruth Scully përjetoi tmerrin më të madh që mund të kalojë një prind.

Tani ajo ka shpërndarë historinë e saj në Facebook, me shpresën se mund të krijojë ndryshim.


Më 4 shkurt, djali i saj Nolan humbi betejën me kancerin.

Më 4 shkurt, djali i saj Nolan humbi betejën me kancerin.

Në kujtim të të birit, ajo shpërndau foton për të dhënë mesazhin e luftimit të kësaj sëmundjeje të rëndë.

Ajo shpjegoi se përgjatë luftës së tij 4-vjeçare Nolan refuzoi ta braktisë nënën e tij, madje edhe kur ajo ishte duke bërë dush, ai e priste pranë xhamit të derës i shtrirë, ashtu si duket edhe në foto, pasi kishte frikë të qëndronte vetëm e të linte nënën e tij vetëm.

“Tani jam e tmerruar. Kam veç një mbulesë këmbësh te dushi, ku më parë shtrihej vogëlushi im perfekt në pritje të mamit”,- shkruan nëna e djalit 4-vjeçar që humbi betejën me kancerin.

Fotoja është shpërndarë 620.000 herë në Facebook që nga postimi më 4 prill.

“Gjithkush që është prind i ka parë fëmijët e vet të shtrihen në tokë të paktën një herë. Prandaj mendoj se kjo foto bëri për vete kaq shumë njerëz”,- ka thënë Skully.

147.000 njerëz shkruan në komente se fëmijët e tyre luftuan apo po luftojnë me të njëjtën sëmundje si Nolan.

Nëna e Nolan e përshkroi atë si një djalë të ndjeshëm, që përherë luftonte me sëmundjen dhe në ndihmë të të tjerëve.

Ajo tregon se si ai në spital çohej nga krevati dhe u shkonte pranë atyre që qanin apo kishin frikë, për t’u dhënë kurajë.

Nolan u kurua rreth 1 vit më parë dhe arriti të shërohej nga kanceri, por pak kohë më vonë ai iu rikthye dhe i kapi mushkërinë.

Pasi kuptuan se nuk mund të bënin dot më asgjë dhe prisnin orët e fundit, nëna e pyeti Nolan: “Dëshiron që njerëzit të jetë të gëzuar apo të trishtuar në funeralin tënd?”