Shtëpi Shëndetësi Përzierja ideale që redukton edhe rrudhën më të imët rreth syve

Përzierja ideale që redukton edhe rrudhën më të imët rreth syve

Shperndaje në Facebook.

Plakja është një proces i natyrshëm që nuk mund të parandalohet, dhe disa nga shenjat e para të saj vërehen pikërisht në fytyrë me shfaqjen e rrudhave. Rrudhat dhe vijat në fytyrë shkaktohen nga humbja e kolagjenit që formon e mbështetjes së qelizave të lëkurës.

Edhe pse plakja është e pashmangshme, ka disa mënyra se si të ngadalësoni shfaqjen e rrudhave në fytyrë. Kjo është një krem shumë efektiv anti-rudhë të cilin mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.

Përbërësit:

1 banane

1 domate

1 lugë çaji xhel Aloe Vera

Udhëzime:

Qëroni bananet dhe prejeni në copa të vogla. Pastroni domaten nga farat dhe shtrydhni lëngun e saj. Kombinoni në një tas të vogël bananen e prerë, 2 lugë çaji lëng domate dhe 1 lugë çaji xhel Aloe Vera.

Shtypini me një pirun derisa të merrni një masë homgjene. Aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 25-30 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Përdoreni 3 herë në javë dhe do të vëreni rezultate të dukshme vetëm pas disa përdorimesh.