Qëlloi me shpullë 19-vjeçarin, ai i futi 6 plumba në trup. Arrestohet...

Qëlloi me shpullë 19-vjeçarin, ai i futi 6 plumba në trup. Arrestohet bashkëpunëtori në vrasje

Shperndaje në Facebook.

Në datën 20 prill në qytetin e Vlorës në një lokal në Ujin e Ftohtë, mbeti i vrarë 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën 3 persona të tjerë.
Gjioveshaj kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe mori 6 plumba në trup, 4 në bark, një në pjesën e legenit dhe 1 në dorë.

Viktima Gjioveshaj në vitin 2000 ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit. Ngjarja ndodhi në Vlorë, dhe pas krimit, ai u dënua me 12 vjet burg. Por nuk vuajti dënim, pasi u arratis jashtë vendit.

Të plagosurit e tjerë ishin Florian Hila që ishte muzikant në lokal, Artan Lluka, i cili shoqëronte viktimën dhe Arsonel Llanaj, kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Vetëm një ditë pas krimit, policia bëri të mundur arrestimin e 19-vjeçarit Gani Tozaj, ndërsa ka shpallur në kërkim Aranit Kondajn dhe 25-vjeçarin E.S., për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Gani Tozaj, 19-vjeçari i cili vrau Ergys Gjioveshajn dhe plagosi 3 të tjerë në një lokal në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë disa ditë më parë, i është dhënë masa “arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë deri në përfundimin e hetimeve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lokalin “Fiks Fare”, ku kishte edhe muzikë live me këngëtaren e ftuar Blerina Balili.

Ai u ekzekutua me 6 plumba pasi kishte shkuar tek tavolina e 19-vjeçarit Gani Tozaj, i cili është edhe autori i kësaj ngjarjeje, ndërsa aty u qëllua me breshëri automatiku, por trupi i tij i pajetë u gjet në dalje të lokalit.

19-vjeçari Gani Tozaj ka thënë para prokurorisë së Vlorës se gjithçka ka nisur pas një debati verbal dhe pasi viktima kishte qëlluar me një shpullë autorin e masakrës. Gjioveshaj u qëllua me 6 plumba brenda në lokal, ndërsa i mbuluar me gjak ka ecur për disa metra deri jashtë lokalit, ku edhe i janë prerë fuqitë, është rrëzuar në tokë e më pas ka gjetur vdekjen.

Lexo edhe  Temperaturat në “qiell”, Emergjencat Civile japin alarmin: Masa për rrezikun që kanoset

Policia kufitare e Kapshticës ka bërë të mundur sot në mëngjes ndalimin e 23-vjeçarit Eljaso Çela banues në Tiranë të shpallur në kërkim.

Çela është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Seanca gjyqësore e zbardhur nga “Panorama”:

Në seancën e drejtuar nga gjyqtari Laurent Fuçia, prokurori Elidon Hysenaj ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Tozajn, duke e cilësuar si bashkëpunëtor dhe autor në vrasjen e Ergys Gjioveshajt.

Kërkesa e prokurorit të çështjes është cilësuar e ligjshme nga trupi gjykues, ndërkohë që avokati i mbrojtjes Vladimir Sadikaj ka kërkuar një masë sigurie më të lehtë për 19- vjeçarin, me pretendimin se plumbat të cilat kanë shkaktuar vdekjen e Gjioveshajt janë qëlluar nga i shpalluri në kërkim Arianit Kondaj.

Sipas mbrojtjes, Tozaj nuk ka qenë autor por bashkëpunëtor i të shpallurit në kërkim Kondaj, gjatë momentit të grindjes që më pas përfundoi me të shtëna armësh. Madje, avokati i të riut, duke shkuar edhe më tej në deklaratën e tij, tha se Tozaj nuk ka pasur armë me vete.

Gjatë seancës 19-vjeçari nuk ka deklaruar asgjë, ndërsa ka folur vetëm avokati mbrojtës i tij. Në fund të seancës, trupi gjykues vendosi ta lërë në burg të riun deri në përfundim të hetimeve ku do të përcaktohet edhe roli i tij në këtë ngjarje që tronditi pak ditë më parë Vlorën. Akuza që rëndon mbi 19-vjeçarin është “vrasja në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” dhe “armëmbajtje pa leje”.