Shtëpi ShowBiz Sekretet e errëta të yjeve të showbiz, që na i kanë fshehur...

Sekretet e errëta të yjeve të showbiz, që na i kanë fshehur gjithë jetën

Shperndaje në Facebook.

Ata janë të famshëm, të pasur, të suksesshëm dhe shumëkush do t’i kishte zili. Por shkëlqimi i Hollivud-it nganjëherë fsheh sekrete të errëta, të cilat të famshmit i ruajnë me xhelozi. Ndonëse jo edhe aq mjaftueshëm… Shumë nga sekretet e personazheve VIP tashmë janë zbuluar, megjithëse duhet ta pranojmë që janë të pakta rastet që kanë konfirmim.

Siç e dimë të gjithë, Rihanna i adhuron koncertet e çmendura. Këtë cilësi e ka trashëguar nga babai i saj, i cili në Barbados bën jetë të dyfishtë, pasi kishte edhe një familje të “fshehtë”. Rihanna sot ka gjysmëmotra dhe gjysmëvëllezër që jetojnë në të njëjtin ishull.

Ndërsa vëllai i aktorit të famshëm Kevin Spacey, Rendal, gjatë një interviste kishte zbuluar se si babai i tyre i ishte bashkuar partisë naziste kur ata ishin fëmijë. Por më e tmerrshmja nga të gjitha, ishte se babai i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta. Kevin asnjëherë nuk e ka komentuar këtë deklaratë të vëllait, por as nuk ka tentuar ta përgënjeshtrojë.

Gjatë adoleshencës, Michelle Phiffer ishte zhvendosur në Hollivud dhe në atë kohë ishte mjaft konfuze. Ajo shkonte në festa duke kërkuar një të nesërme më të mirë, kur papritur i kishte ofruar ndihmë një çift të moshuarish. Në të vërtetë, ata ishin pjesëtarë të një kulti, të cilët jetonin me bindjen se njerëzit nuk kanë nevojë për ushqim dhe ujë për të mbijetuar.

Phiffer kishte përjetuar abuzime të ndryshme, derisa një dite kishte arritur të ikte.

Aktorja e famshme e serialit “Desperate Hosewives”, Teri Hatcher, gjatë adoleshencës kishte përjetuar përvoja të tmerrshme. Atë e kishte dhunuar xhaxhai i saj. Për këtë ngjarje të tmerrshme, Teri nuk ka folur kurrë publikisht.

Shumë pyesin veten se si Kisha Sajentologe ka një ndikim aq të madh mbi pasuesit e saj. Sidomos për anëtarin e saj më të famshëm, Tom Cruise, i cili ka lënë pas dore të bijën Suri, pasi u nda nga Katie Holmes, për shkak të sajentologjisë.

Besohet se aktorja nga frika se Kisha do të kontrollonte fëmijën e saj vendosi t’i japë fund martesës me Cruise. Ai thuhet se nuk e ka parë Surin për më shumë se një vit, sepse Kisha e ndalon të jetë në kontakt me njerëz që nuk janë anëtarë të saj.

Për vite të tëra është folur se Khloe Kardashian nuk është vajza e të ndjerit Robert Kardashian. Këtë e ka konfirmuar edhe ish-gruaja e tij, Ellen Pearson, e cila ka thënë se në periudhën para vdekjes, Robert ishte i vetëdijshëm për këtë, por Khloe-n prapë e trajtoi sikur të ishte vajza e tij.

Këngëtarja, Lady Gaga, i ka mbështetur publikisht njerëzit e mbijetuar nga abuzimet seksuale, madje ka bërë edhe një këngë për këtë fakt, të titulluar “Til it happens to you”.

Por, përpara se të lançonte këngën, Gaga ka pranuar se ka qenë një viktimë e abuzimeve. Ajo zbuloi se kur vendosi të bëhet këngëtare, e shfrytëzuan njerëz të caktuar nga industria e muzikës, të cilët kanë abuzuar në mënyrë të përsëritur me të.