Shtëpi Shëndetësi Shëroni dhëmbët e prishur në shtëpi vetëm me këtë metodë

Shëroni dhëmbët e prishur në shtëpi vetëm me këtë metodë

Shperndaje në Facebook.

Prishja e dhëmbëve është një problem i zakonshëm dhe simptomat apo efektet ndryshojnë nga personi në person. Por, e përbashkëta është se të gjithë përfundojnë me dhimbje të tyre.

Për të parandaluar shqetësimet që mund të sjellë prishja e dhëmbëve në të gjithë gojën, duhet të merrni disa masa.

Shkaku i prishjes së dhëmbëve lidhet me konsumimin në sasi të mëdha të ushqimeve me niseshte, karbohidrate dhe sheqernave të tjerë në përgjithësi. Pas një periudhe ata mund të kenë një efekt negativ në smaltin e dhëmbëve.

Dieta e përditshme e një personi mund të ndikojë shumë në shëndetin e përgjithshëm oral.

Duhet që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, ushqime deti apo vezë në mënyrë që të parandaloni prishjen e tyre.

Problemin e dhëmbëve të prishur mund ta zgjidhni shumë mirë edhe vetë në shtëpi me këtë recetë shumë të fuqishme.

Përbërësit:
¼ lugë çaji kripë
2 pika vaj karafili esencial
¼ lugë çaji turmerik
¼ lugë çaji vaj kokosi

Përgatitja dhe përdorimi:

Hidhni të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe përziejini mirë, derisa të bëni një lloj paste. Aplikojeni këtë përzierje me furçë dhëbësh.

Mbajeni për 2-3 minuta, fërkojini mirë dhe më pas shpëlajini dhëmbët me ujë. Lajini më pas dhëmbët normalisht me pastë.

Ky ilaç është shumë i dobishëm edhe nëse përdoret çdo ditë, sepse ju ndihmon të kujdeseni për dhëmbët dhe vizitat te dentisti do të jenë më të rralla.