Shtëpi Lajme Sherri me armë për Luana Vjollcën, dëshmia e Lilës: Jemi të dashuruar,...

Sherri me armë për Luana Vjollcën, dëshmia e Lilës: Jemi të dashuruar, do të martoheshim!

Shperndaje në Facebook.

“Jemi të dashuruar. Luana më ka premtuar se këto ditë do të martoheshim”.

Kështu e ka nisur rrëfimin e tij në Polici, 32-vjeçari” 32-vjeçari Besmir Lila, i cili ka përfunduar në pranga me akuzën e përndjekjes së moderatores së

I cili, që prej afro një viti i shkruante sms me tekste të ndryshme pëlqimi dhe dashurie ndaj Luanës, 8 muajt e fundit kishte filluar ta ndiqte këmba këmbës.

Por vetëm dy ditë më parë, 32-vjeçari” 32-vjeçari banues në Lundër, për pak sa nuk ka shkaktuar një ngjarje të rëndë kriminale.

Prezantuesja sapo kishte dalë nga puna dhe ishte duke shkuar në shtëpi me makinën e saj “Audi”, kur kishte vënë re se po ndiqej nga një “Fiat Punto” në të cilin ndodhej Lila.

Duke qënë se ky i fundit i ka bërë shenjë të ndalonte makinën, Luana ka lajmëruar për situatën që po krihjohej, mikun e saj Krenar Çoçajn.

Ky i fundit i ka shkuar menjëhërë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku,shkruan Albeu

Kur mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re, 32-vjeçari” 32-vjeçari i ka shkuar fiksimit të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar të ndalonte dhe të bisedonte me të.

Për një moment Lila ka nisur të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Çoçaj. Dy djemtë kanë filluar të zihen me njeri-tjetrin me grushte e shkelma e me fjalë banale.

Uniformat blu shkuan menjëhërë për të shuar sherrin, por kur Besmir Lila po nxirrte nga çanta një armë, është arrestuar menjëhërë nga oficerët e Policisë që bënë të mundur që sherri të mos përfundonte në ndonëj tragjedi.

“Luana në dëshminë e saj tha: Më bezdiste shpeshherë. Pothuajse kur shkoj e ku kthehem nga puna për në shtëpi. Nuk e kam denoncuar sepse nuk i kam kushtuar rëndësi.”