Shtëpi Lajme Shumica e SHBA mendon se Kolegji Elektoral duhet të shtyjë votimin për...

Shumica e SHBA mendon se Kolegji Elektoral duhet të shtyjë votimin për zgjedhjen e Presidentit (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

donald-trump_1482159119-5736564

Rreth 52 për qind thonë se votimi duhet të shtyhet derisa elektorëve t’u jepet më shumë informacion në lidhje me përzierjene e dyshuar në zgjedhje nga ana e Kremlinit.

Një shumicë e votuesve amerikanë janë në favor të shtyrjes së votimit të Kolegjit Elektoral për të konfirmuar presidentin e ardhshëm amerikan, derisa shkalla e ndërhyrjes ruse në zgjedhje mund të shpjegohet, ka treguar sondazh më i ri, raporton “The Independent”

Sondazhi i porositur nga YouGov grupit i organizatës së fushatave Avaaz ka raportuar se 52 për qind e njerëzve ishin në favor të shtyrjes së votës, pasi CIA tha se Kremlini kishte ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në zgjedhje për të ndihmuar Donald Trump.

46 për qind të tjerë ishin të gatshëm për të mbështetur “elektorët e pabesë” – elektorët e Kolegjit Elektoral që planifikojnë të sfidojnë vullnetin e shteteve të tyre – përpara votimit të hënën.

Kundërshtarët e Trump, janë përpjekur që të bindin elektorët për të ndryshuar votën e tyre për dikë tjetër dhe në këtë mënyrë t’i mohojnë atij 270 votat vendimtare në Kolegj, të cilat i duhen për të fituar pozitën e Presidentit.

Një grup i zgjedhësve sfidues, të quajtur elektorët Hamilton, thanë se do të ishte në kundërshtim me parimet e Etërve Themelues që të votojnë për zotin Trump, siç tha Aleksandër Hamilton, se “zyra e Presidentit nuk do të bjerë tek një njeri që nuk ka një arsimim të shquar dhe të pajisur me kualifikimit e duhura”.

Zgjedhjet presidenciale amerikane nuk  vendosen nga vota popullore. Kolegji Elektoral është i përbërë nga 538 votues, të ndarë në mes shteteve sipas numrit të popullsisë për t’i dhënë shteteve të vogla më shumë zë.

Në anën tjetër, sfidantja e mundur e zotit Trump, Hillary Clinton, është në rrugën për të fituar votën popullore me rreth tre milionë vota më shumë se z. Trump, por këto vota janë përqendruar në shtetet e “sigurta” demokrate si California apo New York./GazetaExpress/.