Studentja humbi 80 kg pasi babai ia ndaloi të dilte në rrugë...

Studentja humbi 80 kg pasi babai ia ndaloi të dilte në rrugë më të

Shperndaje në Facebook.

s_1480229529-8682417

29-vjeçarja Maddy Ghorob tregon se arriti 136 kg pasi konsumonte ushqime me shumë kalori në fëmijëri.
Studentja për drejtësi nga Los Angjelos kishte vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore për shkak të peshës.

Prindërit e saj të shqetësuar i thoshin se do t’i jepnin gjithçka nëse ajo do do të fillonte të bënte aktivitet fizik. Ajo tallej shpesh nga shokët e klasës për shkak të peshës.

Nga frika se do të vdiste nga stili i jetesës, babai i saj vendos t’i thotë se i vjen turp të dalë me të në rrugë.

Lexo edhe  Montella shpërthen pas humbjes, ja çfarë iu thotë futbollistëve të tij

“Më vjen turp të dal jashtë me ty. Jo sepse je e shëndoshë, por sepse pesha jote u tregon njerëzve se ti nuk kujdesesh për veten dhe nuk vlerëson trupin apo jetën tënde”, këto kanë qenë fjalët e të atit që bënë Maddyn që të reflektonte e të niste një regjim të fortë diete e ushtrimesh për të rënë në peshë, duke arritur që sot të peshojë vetëm 57 kg.