Shtëpi Lajme Tmerr në Shkodër/Varkën e merr rrjedha, mbyten në liqen dy fëmijë

Tmerr në Shkodër/Varkën e merr rrjedha, mbyten në liqen dy fëmijë

Shperndaje në Facebook.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën pasi janë mbytur në liqen.
Siç bën me dije policia, ata ndodheshin në një varkë, të cilën e ka marrë rrjedha e liqenit. Bashkë me viktimat e moshës 13 dhe 15 vjeç, ishin edhe 5 persona të tjerë, të cilët janë hedhur nga varka dhe kanë dalë në breg me not.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe.

Njoftimi i policisë:

Në datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe, janë mbytur në liqen dy fëmijë.

Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje ku ka rezultuar se ishin mbytur shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë. (Kushërinj me njëri tjetrin,)

Nga informacionet paraprake mesohet se 7 shtetas ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy shtetasit e lartpërmendur janë mbytur.

Shërbimet e Policisë së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni.