Shtëpi Sport Trajneri i Shkëndijës kërcënon Milanin (Video)

Trajneri i Shkëndijës kërcënon Milanin (Video)

Shperndaje në Facebook.

Trajneri i Shkëndijës, Qtip Osmani ka thënë se do të luajnë për rezultat pozitiv ndaj Milanit
Shkëndija nesër do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në karrierë, kur në San Siro do të takohet me Milanin, në fazën e play-offit të Europa Leagues.

Trajneri i kësaj skuadre, Qtip Osmani tha se për ta është nder i madh që luajnë ndaj Milanit, por premtoi rezultat pozitiv në këtë përballje.

“Është nder i madh që do të luajmë kundër Milanit, për të cilën skuadër kemi respekt të madh, por ne do të përgjigjemi sa më mirë. Në këtë ndeshje lojtarët e mijë mund të fitojnë shumë”, tha trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

“Ne jemi të gatshëm që nesër të dalim në fushë dhe të tregojmë vlerat tona. Ne do të synojmë rezultat pozitiv”.

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në San Siro. /Express/

 

Live nga San Siro: Konferenca e Shkendijes para ndeshjes me Milanin

Posted by Gazeta Express Sport on Mittwoch, 16. August 2017