Shtëpi Lajme Trepça’89 bëri hap të madh drejtë titullit të kampionit pasi mposhti edhe...

Trepça’89 bëri hap të madh drejtë titullit të kampionit pasi mposhti edhe Prishtinën

Shperndaje në Facebook.

Një super paraqitje e Trepçës’89 në derbin e madh kundër Prishtinës në Mitrovicë. Lideri dhe kampioni vjeshtor shënoi fitore minimale, por më shumë se të merituar ndaj kaltër e bardhëve 1:0, me golin që e shënoi John John pas vetëm katër minutash lojë.
Vendasit e shfrytëzuan një kundërsulm të shpejtë dhe akcionit të bukur të nisur nga Shpëtim Idrizi i cili e gjeti të lirë Fiton Hajdarin e ky e gjen në krahun e djathtë të lirë sulmuesin John që realizoi golin e tij të 14 sezonal.

Trepça’89 pas këtij goli e menaxhoi për mrekulli lojën dhe përveç këtij goli lëshoi një mori rastesh për ta bërë edhe më bindëse fitoren. Marrim për baze rastet e pjesës ë dytë kur John John, pastaj Fiton Hajdari e sidomos Muharrem Jashari, patën mundësi ideale për ta dyfishuar epërsinë, por asnjëherë nuk arritën më të mposhtin portierin Muçiqi.

Nga ana tjetër Prishtina nuk tregoi asgjë serioze, pasi akcionet e tyre apo rastet ishin sporadike, por asnjëherë nuk ishin shumë serioz për të shënuar golin e barazimit.
Trepça’89 me këtë fitore shkon në +9 nga Prishtina, dhe rruga për titullin e kampionit po bëhet më e lehtë, por mos ta harrojmë se ka ndeshje të tjera të forta si me kampionin aktual Feronikeli.