Shtëpi Shëndetësi Ushqimet e duhura për 40-vjeçarët

Ushqimet e duhura për 40-vjeçarët

Shperndaje në Facebook.

Pas moshës 40 vjeç metabolizmi ngadalësohet dhe hormonet ndryshojnë.

Ja pse ndër hapat më të rëndësishëm për të bërë fillimisht është ndryshimi i dietës ushqimore, duke përzgjedhur ushqime të cilat falë përmbajtjes së tyre të lartë në fibra, antioksidantë dhe vitamina, kthehen në aleatin tonë kryesor të mirëqenies trupore por edhe mendore

Avokado

Duke konsumuar avokado do të arrini të përmirësoni formën fizike, pasi mban nën kontroll oreksin. Studime të shumta vlerësojnë se avokado si frutë ka efekte pozitive në dietën ushqimore, duke e bërë atë më të ekuilibruar.
Teksa me konsumimin e tij, trupi ynë furnizohet me shumë lëndë ushqyese sikurse janë vitaminat K dhe E, fibra dhe kalium.

Lakra

Kur vjen puna për t’u furnizuar me lëndë ushqyese të shëndetshme, lakra ka shumë pak rivalë.

Në këtë kuptim një ndër lëndët më të rëndësishme është acidi alfalipsoik, (ALA), antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon në transformimin e glukozës në energji dhe mbajtjen në nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Madje një studim i zhvilluar nga Universiteti Merilend ka zbuluar se kjo substancë redukton rrezikun e diabetit, iktusit, glaukomës dhe patologjive të tjera.

Luleshtrydhe

Sikurse evidentojnë studime të shumta, në moshë të mesme, rreth të 40-ave problemet me tretjen rriten, duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta, sidomos te gratë. Shkaku kryesor mendohet të jetë dieta e varfër në fibra. Kjo është një ndër arsyet se pse ju këshillojnë t’i bëni pjesë të dietës ushqimore, pasi vetëm një filxhan dredhëza në ditë furnizon organizimin tuaj me 8 gramë fibra.

Thjerrëza
Thjerrëzat, pjesë e familjes së bishtajoreve, janë shumë të pasura me fibra dhe cilësohen si ushqim ideal për të përmirësuar funksionimin dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Falë fibrave dhe mineraleve të shumta, thjerrëzat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe çrregullimeve të tjera të aparatit tuaj tretës.

Arra
Dihet që arrat (si edhe bajamet dhe lajthitë) janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3, të domosdoshme për funksionim të duhur të qelizave të trurit dhe neurotransmetuesve përgjegjës për humorin.

Megjithatë, ky frutë i dobishëm duhet të konsumohet në sasi të moderuara dhe në gjendje të papërpunuar, sepse është shumë kalorik. Nevojat ditore për acide yndyrore omega-3 i plotësojnë shtatë arra të plota, që më mirë është të konsumohen për mëngjes me drithëra.

Vaj ulliri
Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti.

Po kështu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit.

Domate të pjekura

Një studim i publikuar së fundmi nga revista “International Journal of Cancer Research and Treatment”, ka evidentuar edhe një herë rëndësinë e likopenit dhe betakaroteni, dy substanca shumë të rëndësishme në luftën kundër kancerit.

Këto dy substanca janë të pranishme te domatet, por edhe te frutat e tjera, sidomos tek ato me ngjyrë të kuqe. Por ky antioksidantë i fuqishëm, pra likopeni, përthithet më mirë nga organizmi kur është i përpunuar, në këtë rast i pjekur.

Salmon

Një studim i fundit italian ka asociuar dietën mesdhetare me rrezik më të ulët të ardhur si shkak nga sëmundjet kardiovaskulare. Mbreti i kësaj diete ushqimore është peshku, veçanërisht salmoni, pasi përmban më shumë omega 3, po kështu edhe sardelet, troftat janë shumë të shëndetshme dhe jo më pak të këshilluara.

Kunguj

Mjekësia e konsideron karotenin, sikurse betakarotenin, një aleat të çmuar kundër kancerit, çka do të thotë se ushqimet e pasura me antioksidantë të tillë janë vlerë për dietën tonë ushqimore. Ky perim është i pasur me betakarotenë, një antioksidant që mbron trupin nga radikalet e lira, mban sytë e shëndetshëm dhe rrit imunitetin.

Për forcimin e trupit do të ndihmojnë vitamina C, E dhe K, kaliumi, kalciumi dhe hekuri, të cilat janë të vendosura edhe në kungull. Ky perim është i pasur në fibra, teksa pektini dhe celuloza pranishme ne të, përmirëson tretjen dhe zbut problemet e stomakut, kështu që konsumi i këtyre ushqimeve rekomandohet sidomos për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku dhe inflamacioni i zorrës së trashë.