Shtëpi Kuriozitete Vajza habit policinë, kapet me 100 iPhone kontrabandë të fshehur në trup

Vajza habit policinë, kapet me 100 iPhone kontrabandë të fshehur në trup

Shperndaje në Facebook.

Një vajzë u ndalua kur po përpiqej të kalonte kufirin midis Hong Kongut dhe Kinës me 102 iPhone të lidhur pas trupit.

Oficerët e doganës në Lo Wu, kufiri midis Hong Kongut dhe Shenzhenit në Kinë, menduan se vajza dukej e dyshimtë që kur mbërriti në orën 20:00. Ata thanë se gjoksi i saj dukej “i fryrë në mënyrë të pazakontë” dhe se po ecte çuditshëm.

Fotot tregojnë momentin kur policia gjeti 102 modele të ndryshme të telefonave iPhone dhe 15 orë të markës Tissot të mbërthyera rreth gjoksit të saj. Vajzës iu kërkua të kalonte përmes skanerit, i cili tregoi menjëherë se po fshihte mallra.

Sipas ligjit të kontinentit, nëse një person kapet duke bërë kontrabandë të përsëritur përgjatë kufirit, brenda një afati kohor prej një viti, do të dënohet me tre vjet burgim ose paraburgim dhe do të duhet të paguajë tatimin që është përpjekur t’i shmanget.