Shtëpi Lajme Zyrtare: Bacca te Villarreali

Zyrtare: Bacca te Villarreali

Shperndaje në Facebook.

Villarreal e ka zyrtarizuar marrëveshjen me Milanin për sulmuesin Carlos Bacca.

Marrëveshja është konfirmuar nga klubi në rrjetet sociale, ku lojtari shihet me fanellën e klubit me numrin 9.

Palët kanë rënë dakord për një huazim për një vit në vlerë 2.5 milionë euro dhe me mundësi blerje në fund të vitit për 15.5 milionë euro.

Nëndetësja e verdhë ka shkuar se Bacca para medieve do të jetë të enjten.

Bacca u bashkua me Milanin nga Sevilla në vitin 2015, ku ka shënuar 34 gola në 78 ndeshje.

Lojtari nuk pëlqehej shumë nga trajneri aktual i Milanit, Vincenzo Montella. /Telegrafi/